Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Modeli i ri i BMW-së S1000 RR do të ketë më shumë fuqi

Një emër mungonte në listën e modeleve të përditësuara për vitin 2023 të BMW Motorrad.

Dhe, informacionet e fundit zbulojnë se motoçikleta sportive S 1000 RR do të marrë rifreskimin e shumëpritur.

Ashtu siç pritej, S 1000 RR do të marrë elemente nga M 1000 RR.

Risia më e rëndësishme është njësia e fuqisë, e cila jep 206.5 kuaj fuqi, që është një rritje në krahasim me 204 të modelit të vitit të kaluar.

Besohet se disa ndryshime të vogla do të bëhen edhe në paketën elektronike. Njësia ShiftCam me sistemin e saj unik VVT ka shumë të ngjarë të mbetet e pandryshuar.

Modeli gjithashtu do të ketë bazë të rrotave më të gjatë (nga 1,440 mm në 1,457 mm), të ngjashme me M 1000 RR. Pesha e S 1000 RR do të mbetet 197 kg.

Edhe BMW M2 i ri “nxeh” vitin 2023, kushton mbi 70 mijë euro Auto BMW M2 i ri “nxeh” vitin 2023, kushton mbi 70 mijë euro

Pjesa më e madhe e karrocerisë do të mbetet e pandryshuar, por nuk ka dyshim se do të jetë një motoçikletë tërheqëse vizualisht.

Nëse besohet informacioni i disponueshëm, BMW-ja do ta prezantojë së shpejti modelin e ri S 1000 RR. /autoblog