Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Manhart, duke u bazuar në gjeneratën e kaluar të modelit BMW Series 1 (versioni M140i) ka përgatitur kreacionin e ri të quajtur MH1 400.
Manhart njofton se motorin e këtij modeli, 3.0-litër Turbo me 6 cilindra, tani është me kapacitet prej 320 kW/435 kuajfuqi, por të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale kjo kompani nuk i ka zbuluar, transmeton Koha.net.
{gallery}
Series 1, sipas të dhënave nga fabrika, ka kapacitet prej 340 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,6 sekonda.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, Manhart MH1 400 vjen me amortizatorët KW të modifikuara, sistemin më të fort të frenimit, rrotat 19 inçësh nga alumini, aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë shtesë, mbrojtësi i pasmë shtesë, etj.), detaje nga fibra të karbonit në enterier si dhe një ekran shtesë i cili tregon të dhënat e ndryshme.