Kompania gjermane e njohur që merret me modifikimin e veturave, Manhart, pas prezantimit të kreacionit të saj më të ri – MHX3 600, njofton se ka përforcuar përsëri modelin M5 (F90) të BMW-së.
Vitin e kaluar, Manhart ka përforcuar motorin e këtij modeli, 4.4-litër Twin-Turbo V8 në 723 kuajfuqi, ndërsa versioni i tij më i ri MH5 800 tani është me kapacitet prej 823 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
{gallery}
Manhart, po ashtu, për këtë M5 ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit, rrotat “Manhart” 21-inçësh nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (tani modeli është më i ulët për 20 mm), etj.
Sa i përket çmimit, Manhart MH5 800 në Gjermani kushton 189.210 euro.
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Veturat më të mira të përdorura nën 10 mijë euro
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve