Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Manhart sjell kreacionin më të ri - MHX3 600

Kompania gjermane e njohur që merret me modifikimin e veturave, Manhart, në gamën e saj tani ka edhe programin dedikuar për X3 M në version Competition të BMW-së.

Kreacioni i saj më i ri i Manhartit mban emrin “Manhart MHX3 600”.

{gallery}

Manhart në këtë program për X3 M Competition, ndër të tjera, përfshinë përforcimin e motorit 3.0-litër me gjashtë cilindra në 621 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në program përfshihet edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku, set i ri i rrotave, sistemin më të fortë të frenimit, amortizatorët e modifikuar, si dhe disa detaje nga ari.

Edhe Manhart paralajmëron përforcimin e M3 dhe M4 të BMW-së Auto Manhart paralajmëron përforcimin e M3 dhe M4 të BMW-së

Sa i përket interierit, Manhart ka zgjedhur lëkurë “Alcantara” si dhe disa pjesë nga fibra të karbonit.

Programin e ngjashëm, po ashtu, Manhart do ta ofrojë edhe për BMW X4 M Competition.