Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Manhart paralajmëron BMW X4 M e ri me 600 kuajfuqi

Foto: BMW Blog

BMW X4 M i prezantuar së fundmi ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive që merren me modifikimin e veturave.

Kështu, kompania e njohur gjermane Manhart Performance për X4 M të ri paralajmëron një paketë të re. Po ashtu, paketë të ngjashme do të ofrojë edhe për modelin X3 M.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Paketa e re e Manhartit do të ketë emrin “MHX4 600”, që do të thotë se motori i këtij X4 M 3.0-litër me gjashtë cilindra do të përforcohet në 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky model, standard është me kapacitet prej 480 kuajfuqi dhe versioni i tij Competition prej 510 kuajfuqi.

Kuajfuqi shtesë do të ndikonin në përshpejtimin më të mirë deri në 100 kilometra në orë, ku BMW X4 M standard e arrin për 4.2 sekonda dhe versioni i tij Competition për 4.1 sekonda.


Lexoni edhe: 

BMW X5 i ri vjen më i gjerë [foto]


Gjithashtu, paketa “MHX4 600” do të përfshijë mbrojtësin e përparmë të ri shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi çati, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, rrotat e reja prej 22-inç, sistemin e ri të frenimit, amortizatorët e rinj, emblemën “Manhart” dhe interier të modifikuar me lëkurë Alcantara dhe disa elemente nga fibra të karbonit.