Edhe një model i Mercedes-AMG që ka kaluar nëpër duar të kompanisë së njohur gjermane – G-Power, është ky E 63 S Wagon (i gjeneratës së kaluar).
Motori i tij Twin-Turbo V8 është përforcuar për 215 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky model, tani është me kapacitet prej 800 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,1 sekonda dhe atë maksimale deri në 340 km/h.
Ky model, është i përkryer për kryefamiljarë që dëshirojnë të vozisin “pak” më shpejtë se zakonisht.
Gjithashtu, G-Power për këtë AMG E 63 S ofron edhe set të ri të rrotave Huricane prej 20-inç nga alumini (komplet me goma 245/30 ZR20 dhe 285/25 ZR20 që kushtojnë 7,950 euro), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe sistemin e frenimit më të avancuar.
{gallery}