Edhe një tjetër Mercedes-AMG i cili ka kaluar nëpër duar të kompanisë së njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, G-Power, është edhe ky C63 S (W205).
G-Power qe disa muaj ofron paketën për përforcimin e motorit të këtij modeli 4.0-litër Twin-Turbo V8 në 600 kuajfuqi, ndërsa tani ofron edhe paketën përmes së cilës ky motor përforcohet në 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
{gallery}
Ky Mercedes-AMG C63 S tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,4 sekonda, ndërsa atë maksimale mbi 330 km/h.
Gjithashtu, G-Power ofron edhe set të ri të rrotave Hurricane RR nga alumini prej 20-inç si dhe eksterier të kamufluar dhe disa detaje ngjyrë portokalli.
Artikuj të ngjashëm
-
Modifikohet Mercedes-AMG SL63, kthehet në një “bishë” me 789 kuajfuqi
-
G-Power përforcon Mercedes-AMG E63 S, vjen me 800 kuajfuqi
-
Mercedesi me 800 kuajfuqi, i përkryer për kryefamiljarë që dëshirojnë të vozisin “pak” më shpejtë
-
G-Power Mercedes-AMG C 63 S me 600 kuajfuqi
-
G-Power përforcon M8-shin e BMW-së në 820 kuajfuqi