Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-AMG GLE 53, veturë hibride dhe me shtatë ulëse

Kjo veturë, dhe pse është AMG, i cili është lloj i veturave Mercedes që mori frymëzimin nga modeli ML i viteve të nëntëdhjeta, vjen me fuqi hibride, dhe ka 429 kuaj fuqi dhe motor prej 3.0 litrave por i forcuar me një motor elektrik. Së bashku, dy motorë arrijnë shpejtësinë prej 0 në 100 km brenda 5.3 sekondave dhe shkon deri në shpejtësinë maksimale prej 250 km/h.

Është i madh dhe praktik dhe ka shtatë ulëse. Ky model do të qëndrojë edhe në rrugë të këqija, por në fakt është një veturë e madhe për familje e cila përdoret më se miri nëpër rrugë të shtruara ku do ta vozisni me komfor, shkruan Top Gear.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu sa i përket volanit dhe drejtimit, është mjaft i butë dhe elegant, por jo si në Porche Cayenne apo Jaguar F-Pace, transmeton KOHA.

Sidoqoftë është shumë i bukur dhe estetik, i fuqishëm dhe i shpejtë, por gjithashtu i madh sa për një familje, andaj, nëse nuk u duhet për rrugë të pashtruara dhe gara, është veturë e përkryer për ju.