Në departamentin Audi Sport, në të cilin janë përgjegjës për modelet sportive dhe garuese, kompania nga Ingolstadt thotë se nuk do të ndjekë rrugën që mori Mercedes-AMG ditë më parë, shkruan Autocar.
Askush nuk e kundërshton potencialin luksoz të modelit të fundit hibrid të Mercedes AMG C63, kombinimi i të cilit është një motor turbo benzinë me katër cilindra dhe një motor elektrik që prodhon 680 kuajfuqi. Por ka shumë që mendojnë se AMG-ja nuk duhet të heqë dorë nga motori V8 në klasën më të fuqishme C, i cili ishte thelbësor në përgjigjen e Mercedesit për Audi RS4 dhe BMW M3.
Por Audi Sport nuk do ta ndjekë rrugën e AMG-së.
"Është e qartë se elektrifikimi i pjesshëm është i pashmangshëm, por ne do të vazhdojmë të kombinojmë modelet tona hibride të ardhshme me motorë turbo benzinë që do të kenë pesë, gjashtë ose tetë cilindra. Katër cilindra në historinë e versioneve RS nuk janë të pranueshme për ne", ka thënë kreu i marketingut të Audi.
Para se të largohen plotësisht nga prodhimi i motorëve me djegie të brendshme, i cili është planifikuar nga Audi për vitin 2033, tani për tani dihet se modeli i parë hibrid i firmosur nga Audi Sport duhet të jetë RS Q5, i cili, përveç motorit elektrik, pritet të fuqizohet nga motori 9-litërsh biturbo V6 i Audi.