Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mansory modifikon dhe përforcon AMG G63-shin

Kompania e njohur gjermane që modifikon vetura luksoze, Mansory, ka planifikuar që të prezantojë ndër të tjera edhe Mercedes-AMG G63-shin e modifikuar në panairin e veturave në Gjenevë. Po ashtu, ka dashur të prezantojë edhe logon e re të kompanisë.

Pavarësisht se ky panair është anuluar, fotografitë e G63-shit të Mansoryt janë publikuar në Facebook, transmeton Koha.net.

Mansory Mercedes-AMG G63 vjen me paketë të re e cila përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me drita LED, kofano me vrima për ajër, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “Panamericana” të zezë me logon “Mansory”, set të ri të rrotave prej 24-inç, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

{gallery}

Përveç kësaj, Mansory ka modifikuar edhe enterierin e këtij G63-shi i cili tani përbëhet nga lëkura “Alcantara”, pedalet nga alumini, si dhe disa pjesë nga fibra të karbonit.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Gjithashtu, Mansory ofron edhe paketën për përforcimin e motorit, ku motori 4.0-litër Twin-Turbo V8 i këtij AMG G63 tani është përforcuar nga 585 në 720 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, Mansory Mercedes-AMG G63 në Gjermani kushton 329,990 euro.