Mansory është një nga kompanitë e pakta që ofron paketa të pasura modifikimi për Rolls-Royce Phantom, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një sedan ultraluksoz, asnjë modifikim nuk është i lirë.
Një shembull unik i Mansory's Phantom u nxor në shitje në Gjermani me çmim prej 975,000 eurosh.

Trajtimi Mansory përfshin një parakolp unik përpara, drita shtesë LED për ditën dhe një ndarës karboni. Grila e radiatorit dhe pjesa e poshtme janë të ndriçuara, ndërsa ngjyra e ndezur portokalli përputhet me figurën e Spirit Of Ecstasy, logon dhe një vijë të hollë që kalon nëpër profil. Pjesa tjetër e trupit është e zezë. Të gjitha pjesët e ndritshme janë errësuar.
Trupi përfshin dyer me hapje anësore, zgjatime aerodinamike të pragut dhe një difuzues me katër tuba. Makina është e pajisur me një sistem shkarkimi sportiv të telekomanduar Mansory, si dhe rrota DX5 24 inç në ngjyrë të zezë.

Pjesa e brendshme është në ngjyrë portokalli dhe është rimbështjellë tërësisht me lëkurë. Një "qiell me yje" është ndërtuar në tavan, ndërsa pragjet e dyerve kanë një strukturë karboni.
Edhe
Rolls-Royce që kushton 1 milion euro
Vetura ka një motor V12 me dy turbo 6.75 litra me mbulesë të re karboni, i cili pas modifikimit, zhvillon 602 kuaj fuqi, pra 39 më shumë se konfigurimi i fabrikës.
Pronari kërkon 975.000 euro dhe vetura është e destinuar për eksport. /autoblog
