Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lumma “zgjeron” Audi Q8-shin e ri

Foto: Auto Evolution

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, përmes disa fotografive po paralajmëron paketën e saj “WideBody Kit CLR 8S” të dedikuar për “zgjerimin” e Crossoverit të ri të Audit, Q8.

Ashtu si nga paketat tjera “WideBody” nga kjo kompani, edhe paketa e re karakterizohet me zgjerimin e mbrojtësve anësor, mbrojtësin e ri të përparmë me mbrojtësin shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësi e ri të pasmë me mbrojtësin shtesë (difuezer), mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, si dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi çati, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, Lumma për Audi Q8 CLR 8S ka zgjedhur edhe maskën e përparme të zezë, kofanon e re, xhamat e errët, disa ngjyra për eksterier (duke përfshirë edhe ngjyrën e gjelbër), sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa, set të ri të rrotave prej 22 deri 24-inç (me disa ngjyra) nga alumini, si dhe amortizatorët e modifikuar.


Lexoni edhe: 

ABT Audi Q8 i gatshëm për Gjenevë [foto]


Lumma nuk ka zbuluar ende çmimin e kësaj paketës së re, por njofton se për blerësit ajo do të jetë në dispozicion nga kjo verë.