Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, vitin e kaluar ka prezantuar paketën për modifikimin e Crossoverit Q8 të Audit.
Këtë vit, oferta e saj është pasuruar me paketën “CLR 8 RS” e cila është e dedikuar për modelin sportiv të Audit, RS Q8.
Paketa “CLR 8 RS” përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e ri të përparmë, pragjet e reja, mbrojtësin e ri të pasmë, si dhe mbrojtësi e pasmë shtesë mbi bagazh dhe çati, transmeton KOHA. Gjithashtu, Lumma Design ka zgjedhur edhe xhamat e errët, disa ngjyra për eksterier, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat e reja nga alumini, amortizatorët e modifikuar.
{gallery}
Sa i përket enterierit, kjo kompani për këtë RS Q8 ka zgjedhur lëkurë cilësore, pedalet nga alumini, tepihët me logon “Lumma”, etj.
Edhe
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
Lumma Design, po ashtu, e ka përforcuar edhe motorin (4.0-litër Twin-Turbo V8) në 518 kW/705 kuajfuqi.
Kjo paketë e kësaj kompanie do të jetë në dispozicion për shitje në tremujorin e katërt të këtij viti, si dhe do të kushtojë 38,000 euro.