Kalifornia do të ndalojë shitjen e automjeteve të reja vetëm me benzinë deri në vitin 2035, duke shënuar një hap historik në përpjekjet e shtetit për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Rregullat e reja synojnë të detyrojnë prodhuesit e veturave të përshpejtojnë futjen në treg të automjeteve më të pastra, raportoi BBC të premten.
Kjo vjen pak pasi guvernatori, Gavin Newsom, vendosi një objektiv në 2020 për të përshpejtuar largimin nga karburantet fosile.
Lëvizja është e rëndësishme pasi Kalifornia është shteti më i populluar në SHBA dhe një nga ekonomitë më të mëdha në botë.
Sipas rregullave, të nxjerra nga Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB), 35% e automjeteve të reja të shitura në shtet duhet të jenë elektrike, hibride ose me hidrogjen deri në vitin 2026.
Edhe
Kalifornia do të heqë gradualisht shitjet e veturave me karburant
Rregulloret do të zbatohen për 68% të shitjeve të automjeteve deri në vitin 2030 dhe 100% deri në vitin 2035.
Njoftimi është masa më e fundit nga Kalifornia pasi ajo vazhdon të lëvizë më shpejt se qeveria federale e SHBA për të shtrënguar rregullat e emetimit.