Rregullatorët e Kalifornisë kanë miratuar rregulla të reja që kërkojnë që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda që do të shiten në shtet në vitin 2036 të kenë emetim zero, një ditë pasi Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB), miratoi rregullore të reduktuara të emetimeve për lokomotivat, raportoi të hënën Reuters.
Guvernatori Gavin Newsom ka deklaruar se me këto veprime po tentohet të hiqen kamionët me naftë për të ulur ndotjen.
"Me këto veprime që kërkojnë që të gjitha shitjet e reja të kamionëve të rëndë të jenë zero emetim, ne jemi një hap më afër arritjes së lagjeve më të shëndetshme dhe ajrit më të pastër për të gjithë kalifornianët", ka thënë Newsom.
Bordi vlerëson se reduktimi i ndotjes nga rregullat e kamionëve do të rezultojë në 26.6 miliardë dollarë në kursime shëndetësore nga më pak sulme astme, vizita në dhomën e urgjencës dhe sëmundje të frymëmarrjes dhe do të kursejë 48 miliardë dollarë në kostot e funksionimit të kamionëve.
Të enjten, CARB-i miratoi rregullore të reja për lokomotivat që kërkojnë që deri në vitin 2030, vetëm ata me më pak se 23 vjeç të mund të operojnë në shtet.
-
Kalifornia do të heqë gradualisht shitjet e veturave me karburant
-
Kalifornia do ta ndalojë shitjen e veturave të reja vetëm me benzinë
-
Nga viti 2035 veturat e reja që do të shiten brenda BE-së do të kenë zero emetim
-
Washingtoni do të ndalojë shitjet e veturave me gaz
-
Trumpi shfuqizon vendimin historik për gazet serrë