Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

JE Design përforcon Cupra Atecën në 360 kuajfuqi me çmim të volitshëm

Foto: Carscoops

Kompania që merret me modifikimin e veturave, JE Design, tani ofertën e saj e ka zgjeruar me paketën për modifikimin e modelit Cupra Ateca të Seatit, e cila është me çmim të volitshëm.

Motori i Cupra Atecas, 2.0-litër Turbo, ka marrë 60 kuajfuqi shtesë për dallim nga modeli standard, që nënkupton se tani është me kapacitet prej 265 kW/360 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, Cupra Ateca tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 259 km/h.

{gallery}

Gjithashtu, JE Design për këtë Cupra Ateca ka zgjedhur edhe mbrojtësin anësor të zgjeruar me ngjyrë të eksterierit, set të ri të rrotave prej 19 ose 20-inç nga alumini e me goma 275/30, si dhe amortizatorët e modifikuar ku tani ky model është më i ulët për 30 mm.

Paketa e JE Designit për këtë Seat Cupra Ateca kushton rreth 9.000 euro.