Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Publikohen fotografitë e modeleve të reja të SEAT-it para debutimit

Seat në fund të janarit paralajmëroi se modelet e saj me performancë të lartë do të komercializohen në shenjën e nën-brendit Cupra dhe tash janë publikuar fotografitë e para dhe të dhënat teknike të SUV Cupra Ateca, por edhe të konceptit Cupra Ibiza dhe garuesit TCR.

Cupra Ateca ka motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 300 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik DSG me shtatë shpejtësi, transmeton ksp. Shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë ky model e arrin për 5,4 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 245 km/h.

Modeli i ri i SEAT-it mund të vozitet në këto module: Normal, Sport, Individual, Off-Road dhe CUPRA.

Cupra Ateca premierën botërore do ta mbajë në panairin e veturave në Gjenevë, e cila do të mbahet nga 8 deri 18 mars. Në të njëjtën kohë do të prezantohet edhe koncepti i Cupra Ibiza së ardhshme.

Përveç këtyre dy modeleve, publiku në Gjenevë do të ketë rastin të shohë edhe konceptin e veturës për gara - Cupra TCR, i cili do të garojë në sezonin 2018.

Edhe ABT përforcon Cupra Atecan e veçantë të Seatit Auto ABT përforcon Cupra Atecan e veçantë të Seatit

Nën kupolat e panairit të Gjenevës do të ekspozohet edhe një model Cupra, i cili ka mbajtur shenjën Seat dhe ky është Leon Cupra R ST. Po ashtu, edhe ky model ka motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 300 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik DSG me shtatë shpejtësi.

{gallery}