SEAT-i ka shtuar një version të edicionit special të SUV-it të saj Ateca, i quajtur Ateca FR Black Edition.
Edicioni Black përfshinë pasqyra të zeza, xhama e grillë të zinj si dhe rrota 19 inçëshe po ashtu të zeza ndërsa nga brenda lëkurë të zezë, transmeton Koha.net.
I bazuar në FR Sport, Black Edition do të ofrohet në katër ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur ndërsa do të përfshihet edhe një ekran 10 inç në të cilin do të jetë softueri ‘Full Link’ i Seatit, i cili përkrah ‘Apple CarPlay’ dhe Android Auto.
Me FR Black Edition do të ofrohen katër opsione të motorëve, duke filluar nga ai 1.5 litërsh TSI me benzinë i cili prodhon 148 kuajfuqi e deri te tjetri 2.0 litërsh TSI i cili prodhon 187 kuajfuqi ndërsa ka marshet automatike DSG e sistemin me të gjitha rrotat aktive 4Drive.
Versionet me 148 kuajfuqi dhe 187 kuajfuqi të motorit 2.0 litërsh TDI me naftë kompletojnë linjën e modelit Ateca.
Çmimet për vargun e modelit special ‘Black Edition’ fillojnë nga 34 mijë euro ndërsa vazhdojnë deri në 41 mijë euro për modelin më të shtrenjtë të tyre.