Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ia kontestuan rekordin për shpejtësi, kompania e veturave thotë se do e arrijnë përsëri

Një kompani e vogël që merret me prodhimin e makinave, SSC North America, së fundmi ka pretenduar se makina e saj ka thyer një rekord të shpejtësisë. Tuatara, që u testua në autostradën Nevada, u tha se arriti shpejtësinë e rreth 331 miljeve për orë, ndërsa ky rekord u cilësua si më e larta e arritur ndonjëherë në një rrugë publike.

Por, shpejtësinë e arritur e kanë kontestuar disa gazetarë dhe blogerë, duke thënë se videoja është analizuar dhe ka mospërputhje mes shpejtësisë së veturës dhe filmimit të videos. Videot që u publikuan në media të këtij rekordi të pretenduar, ngritën dilema dhe dyshime të shumta, shkruan CNN.

SCC më vonë ka pranuar se kishte pasur probleme me sinkronizimin dhe kohën në video, e cila ishte prodhuar nga një kompani e jashtme. Ajo nuk është tërhequr nga pretendimet se makina e saj, SSC Tuatara, kishte arritur shpejtësitë e pretenduara dhe se planifikojnë ta bëjnë përsëri.