Auto

Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë

Ford Capri

Një Ford Capri është nxjerrë në shitje pasi ishte ruajtur në garazh për 19 vjet.

Pronari i kësaj veture, Albert Clarkson, ka thënë se vetura ende duket si e re me vetëm 930 kilometra të kaluara që kur e bleu tri dekada më parë.

Alberti e mban atë të sigurt në pronën e tij në Angli. E vetmja herë që e nxjerr jashtë është kur viziton ndonjë ngjarje të veturave klasike, duke e transportuar në rimorkio, raportoi The Sun. 

“Njerëzit nuk mund ta besojnë, ata thonë ‘a nuk ke dashur ta vozitësh tërë këto vite?’ Unë ju them jo”.

Pasi e ka vozitur fillimisht për rrugë shumë të shkurtra, ai ka vendosur ta ruante.

Tani kjo veturë arrin në çmimin 71,195 funte, ndërsa e pati blerë për 7,800 funte më 1993.