Prodhuesi i automjeteve Ford ka tërhequr afro 43 mijë vetura sportive të vogla sepse u zbulua se benzina mund të rrjedhë në sipërfaqet e nxehta të motorit, duke rritur rrezikun e zjarrit.
Modelet Bronco Sport të viteve 2022 dhe 2023, si dhe Escape e vitit 2022, të gjitha me motorë 1.5 litra, janë tërhequr, raporton Associated Press.
Fordi ka thënë se rrjedhja e benzinës mund të shkaktojë zjarr që mund të jetë fatal për ata që janë në veturë.
Kompania planifikon instalimin e një tubi që nuk do të lejojë benzinën të shkojë në sipërfaqet e nxehta të motorit, por të bjerë në tokë nën automjet. Gjithashtu do të përditësojë softuerin e kontrollit të motorit për të zbuluar rënien e presionit në sistemin e karburantit.
Softueri do të çaktivizojë pompën e karburantit me presion të lartë, do të kufizojë fuqinë e motorit dhe do të ulë temperaturën e motorit.
Pronarët e të gjitha veturave të tërhequra do të njoftohen me shkrim se çfarë të bëjnë.
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Fordi tërheq gati 1.1 milionë automjete, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA