Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara sepse kamerat e pasme mund të mos shfaqin imazhe për shkak të një problemi me softuerin, duke rritur rrezikun për aksident, raportoi të mërkurën Reuters.
Siç ka bërë të ditur prodhuesi amerikan ia automjeteve, tërheqja mbulon disa automjete të modeleve Bronco, F-150, Edge të viteve 2021 deri në 2024 dhe Escape, Corsair, F-250, F-350, F-450, F-550 dhe F-600 të viteve 2023-2024.
Problemi i softuerit mund të shkaktojë vonesë, ngrirje ose mosshfaqje të imazhit të kamerës së pasme.
Në prill, Ford lëshoi dy tërheqje të tjera në Shtetet e Bashkuara për probleme me kamerat e pasme, duke përfshirë rreth 289,000 automjete në total.
Për të dyja tërheqjet, prodhuesi i automjeteve do të zëvendësojë kamerat e pasme.
Në nëntor, Fordi pati rënë dakord për një gjobë prej 165 milionë dollarësh pasi një hetim zbuloi se prodhuesi i automjeteve nuk arriti të tërheqë automjetet me kamera të pasme me defekt në kohën e duhur.
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA
-
Fordi do të tërheqë mbi 270,000 automjete