Gazmend Demolli i AK Racing Club Prishtina është fitues i garës në disiplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Gjilan.
Ishte kjo gara e parë që u mbajt në këtë qytet dhe për koincidencë edhe fitorja e parë e Demollit në plasmanin e përgjithshëm.
Ai garoi me veturën e tij Opel Astra OPC 2.0 dhe deri te fitorja arriti me kohën 02:24.094 minuta.
“Kam pritur rezultat të mirë, duke marrë parasysh se në garë u paraqita me një veturë më konkurruese se ajo që e kisha në pjesën e deritashme të kampionatit. Megjithatë, nuk kam pritur të renditem në pozitën e parë, pasi konkurrenca është shumë e fortë. Gjithsesi jam i kënaqur dhe besoj që në kampionatin e ardhshëm rezultate të tilla të kem shumë më shpesh”, është shprehur Demolli pas fitores.
Në pozitën e dytë u rendit Bardhyl Canolli, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 01.758 sekonda, ndërsa podiumi për tre më të mirët e plasmanit gjeneral u plotësua me Mitat Vuçitërnën.
Edhe
Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli
Fituesit nëpër klasat përkatëse:
Klasa 1 – Visar Hoti,
klasa 2 – Bekim Hyseni,
klasa 3 – Belkin Fazliu,
klasa 5 – Valon Mehmeti,
klasa 6 – Andis Halimi,
klasa 7 – Kreshnik Mariqi,
klasa 8 – Alban Berisha,
Edhe
Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë
klasa 9 – Gazmend Demolli.
Gara e Gjilanit ishte e fundit për këtë kampionat në auto-sllallom.