Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Valon Jaha i pakonkurrencë në auto sllallom

Valon Jaha ka shkëlqyer në garën që të dielën u mbajt në Ferizaj në disiplinën e auto sllallomit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Jaha i Prishtina RT me BMW-në e tij shtegun e gjatë prej 1.5 kilometra e kaloi për kohën 02:33.094 minuta (duke llogaritur dy vozitjet) dhe pa e shkaktuar asnjë penallti. Valoni ishte për 11.845 sekonda më i shpejtë se Besfort Bunjaku, i cili doli i dyti në plasmanin e përgjithshëm.

“Edhe gara e sotme ishte mjaft e mirë. Interesimi i pjesëmarrësve dhe dashamirëve të automobilizmit i madh, ndërsa edhe rivaliteti i theksuar. Është një disiplinë që përveç shpejtësisë kërkon edhe teknikë dhe përqendrim maksimal, sepse një gabim i vogël mund të kushtojë shumë në rezultat. Sidoqoftë, jam i kënaqur me fitoren dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdoj me rezultate të tilla”, ka thënë Jaha pas fitores.

Në pozitën e tretë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio, në krahasim me fituesin u vonua për 12.439 sekonda.

Në konkurrencën ekipore e para u rendit Prishtina RT me 60 pikë, para Prizrendi D&G me 50 dhe Ferizajt me 37 pikë.

Edhe Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë Auto 9 muaj më parë Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë

Rezultatet:

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)

1.Lëndrim Dogani (Audi A3 – Prizreni D&G) 02:54.498

2.Belkim Fazliu (Fiat 500 – Prizreni D&G) +08.558

3.Diellon Kelmendi (Golf VII – Vjosa) +30.678

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:48.818

2.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +11.478

4.Ragip Sokoli (BMW Z4 – Ferizaj) 13.791

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)

1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:52.097

2.Ardrit Namligjiu (Opel Astra – Prishtina RT) +15.407

3.Drilon Krasniqi (Opel Vectra – Drenica) +17.654

Klasa 7 (deri 1600 ccm – 3)

Edhe Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli Auto 9 muaj më parë Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli

1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 02:57.660

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)

1.Hysen Iseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 02:58.524

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.094

2.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.845

3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439

Plasmani gjeneral:

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.094

2.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.845

3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439

Plasmani ekipor:

1.Prishtina RT 60 pikë|

Edhe Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë Kronikë 11 muaj më parë Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë

2.Prizreni D&G 50 pikë

3.Ferizaj 37 pikë