Elvis Presley besohet të ketë pasur më shumë se 200 vetura Cadillac, e një prej tyre ishte Cadillac Fleetwood Brougham i prodhuar më 1954.
Kjo veturë tash ka dal në ankand në Suedi dhe është e veçantë, pasi është e vetmja që është regjistruar në emër të Presleyt. Është diçka që e bën atë vërtet të veçantë, sepse edhe veturat në Muzeun Presley nuk ishin të regjistruara në emrin e tij.
Vetura është blerë në vitin 1974 dhe ka një motor V8 8.2 litra.
Mbreti i Rock ’n Rollit pas një kohe ia bëri dhuratë mjekut të tij, e ai e shiti më 1985 te pronari i tanishëm i këtij Cadillacu.
Pavarësisht viteve, Cadillac ka të kaluara më pak se 2.800 kilometra.
Vetura nuk është në gjendje perfekte, por është shumë afër kësaj.
Edhe
Del në ankand vetura e Elvis Presleyt
Blerësi do të marrë një çelës ari 14 karatësh, fotot historike të veturës me Presleyn dhe dokumentacionin shoqërues.
{gallery}