Auto

BMW X5 M fotografohet gjatë testimit

Modeli M u pa për herë të parë në gjeneratën e dytë të BMW X5 në vitin 2009. Që nga ajo kohë ka qenë një prej SUV-ave sportivë më të suksesshëm në treg. Tani, fotografitë gjatë testimeve në shtegun e famshëm të Nurburgringut, kanë treguar se BMW po punon në një model të ri X5 M, bazuar në përditësimin e ardhshëm të X5.

Përderisa vetura është kapur e kamufluar, aty shihet se modeli X5 M i ri do të ketë drita me dizajn siç u paraqitën së fundmi në Series 7 dhe modelin elektrik iX. Grilat e reja do të vijnë me dizajn me kënde më të theksuara.

Fotografitë e publikuara nga “AutoExpress” shfaqin modelin me rrota 22-inç. Vetura përmban ende spoilerët sportivë. Kamuflazhi i përdorur pamundëson shfaqjen e të gjitha detajeve të automobilit.

Brenda do të përfshihet interneti 5G dhe kontrolli i veturës me zë. Përdoruesit mund të navigojnë brenda me ekrane të ndjeshme me prekje, ndërsa kabina nuk pritet të pësojë ndryshime drastike.

Modeli X5 M Competition aktualisht ka motor 4.4-litërsh me 616 kuajfuqi, ndërsa modeli i ri pritet të ketë të njëjtën madhësi, por me më shumë fuqi. Nuk pritet që BMW X5 M i ri të ketë model hibrid.

X5 M i ri pritet të dalë në shitje më 2023 me çmim prej më shumë se 130 mijë eurosh.

{gallery}