Kompanie ruse e cila merret me modifikimin e veturave, Renegade, vitin e kaluar ka tërhequr vëmendjen me modifikimin e Infiniti FX dhe Jeep Grand Cherokee, ndërsa kreacioni i tyre më i fundit është BMW X5 (G05) i modifikuar.
Nuk janë zbuluar shumë detaje por janë publikuar vetëm disa fotografi në të cilat X5 i ri duket më i gjerë.
{gallery}
Në fotografi shihet X5 i ri me eksterier dy-ngjyrësh, kofanon e re, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme të re me vrima të mëdha për ajër, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësi e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, thuhet se në dispozicion do të jenë edhe rrotat “Vossen” prej 22-inç nga alumini, gypat më të mëdha të sistemit të shkarkimit si dhe amortizatorët e modifikuar.