Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW 5 e re, gati për lansim

Seria 5 e BMW-së është parë duke u testuar tash e një kohë, në të gjitha versionet e saj. Vetura është gati për lansim më vonë gjatë vitit.

Falë spiunimit të prototipave, “Auto-Express” ka raportuar të hënën se më nuk ka dyshime se si do të duket vetura nga jashtë. Brenda pritet të vijë teknologjia më e avancuar.

Gjenerata aktuale G30, e lansuar më 2017 u përditësua tre vjet më pas. Një zëvendësim është në pritje.

BMW 5 Series do të vijë për të rivalizuar modelet Mercedes E-Class e Audi A6. Gjenerata e shtatë, nën kodin G60, do të jetë një nga modelet e fundit të BMW-së, para lansimit të veturave të dekadës së re, që pritet të jenë kryesisht elektrike.

Si pjesë e serisë së re, do të jetë edhe një opsion tërësisht elektrik, me emrin i5. Një model i fuqishëm M5 po ashtu pritet të prezantohet për herë të parë në versionin e elektrifikuar. Priten edhe versione hibride.

Edhe BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve Auto 1 muaj më parë BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve

Modelet e reja pritet të lansohen më vonë gjatë vitit.

{gallery}