BMW-ja do të lansoj një version të përditësuar të M5-shit gjatë verës së këtij viti.
Ky model tashmë është spiunuar gjatë testimit, ku është zbuluar se do të ketë shumë pak ndryshime.
M5-shi i përditësuar do të ketë dritat të reja LED, të cilat tani kanë drita të ditës të ridizajnuara, transmeton Koha.net.
BMW M5 do të ketë motorin 4.4 litërsh V8 twin-turbocharged i cili do të mbetet i pandryshuar nga modeli paraprak, me 616 kuajfuqi.
BMW nuk ka zbuluar më shumë detaje për modelin e saj super sportiv M5.
.{gallery}
Artikuj të ngjashëm