Kompania holandeze “Lightyear” ka njoftuar se këtë vjeshtë do të nisë të prodhojë veturën e parë në botë me panele diellore.
“Lightyear 0” do të ketë panele diellore të lakuara në çati dhe në bagazhin e tij, që mbush baterinë elektrike derisa vetura lëviz (ose mbetet i parkuar), dhe dërgesa e parë për Evropë pritet të bëhet në nëntor, shkruan CNN të enjten.
Kompania ka thënë se vetura do të jetë në gjendje të vozitet rreth 620 km pa u ndalur. Për krahasim, kjo është pak më shumë se një Tesla Model 3, dhe më shumë se një Kia Niro Long Range.
Çdo orë në diell do të shtojë deri në 9 km në bateri, sipas Lightyear.
Kompani të tjera po zhvillojnë makina me panele diellore, por asnjëra nuk është ende gati të dalë në treg. Sono Sion, i planifikuar për prodhim në vitin 2023, premton të sigurojë një mesatare prej 16 km rreze diellore në ditë.
Ndërkaq, “Aptera Never Charge” është një veturë me tri rrota me pamje futuriste që kompania pretendon se do të mbledhë rreth 64 km energji diellore në ditë.
Aptera i tha CNN-it se shpreson se vetura e saj do të hyjë në prodhim në vitin 2023 dhe se tashmë ka 24,000 porosi për të.