Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mansory modifikon dhe përforcon AMG G63-shin

Kompania e njohur gjermane që modifikon vetura luksoze, Mansory, ka planifikuar që të prezantojë ndër të tjera edhe Mercedes-AMG G63-shin e modifikuar në panairin e veturave në Gjenevë. Po ashtu, ka dashur të prezantojë edhe logon e re të kompanisë.

Pavarësisht se ky panair është anuluar, fotografitë e G63-shit të Mansoryt janë publikuar në Facebook, transmeton Koha.net.

Mansory Mercedes-AMG G63 vjen me paketë të re e cila përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me drita LED, kofano me vrima për ajër, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “Panamericana” të zezë me logon “Mansory”, set të ri të rrotave prej 24-inç, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

{gallery}

Përveç kësaj, Mansory ka modifikuar edhe enterierin e këtij G63-shi i cili tani përbëhet nga lëkura “Alcantara”, pedalet nga alumini, si dhe disa pjesë nga fibra të karbonit.

Edhe Mansory prezanton ‘bishën’ AMG G63 me 800 kuajfuqi Auto Mansory prezanton ‘bishën’ AMG G63 me 800 kuajfuqi

Gjithashtu, Mansory ofron edhe paketën për përforcimin e motorit, ku motori 4.0-litër Twin-Turbo V8 i këtij AMG G63 tani është përforcuar nga 585 në 720 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, Mansory Mercedes-AMG G63 në Gjermani kushton 329,990 euro.