Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim-vendimi që të bartet në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së e cila deri më tani ka vepruar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, kjo zyrë do të mundësojë shërbime administrative dhe financiare për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPoashtu është miratuar edhe propozim-vendimi për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit për Zbatimin e Mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor (ZKM).
Gjithashtu është miratuar edhe [\propozim-vendimi për të kërkuar nga presidentja e Kosovës, dhënien e autorizimit për Ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës (MD).
Detaje rreth kësaj ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila tha që këtë e kanë arritur pas negocimit me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës, e cila ka dhënë pëlqimin për këtë marrëveshje. Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshjen mundëson bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim-vendimin për përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll për shkak të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike, ose për arsye të të drejtave të njeriut (MINT).
Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 55 specializantëve me vetëfinancim nga kategoria ekonomike “Subvencione dhe transfere”
“165 mijë e 285 euro nga data 1 janar deri më datën 31 janar 2026. Qeveria ka ndarë vazhdimisht mjete dhe kjo do të ndikojë e ka ndikuar pozitivisht në dhënie të shërbimeve më të mira dhe më me efikasitet”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar edhe pagese 37 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi etj., nga kategoria ekonomike “Subvencione dhe transfere”.
Është miratuar edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Linja ajrore 110kV, parku me Erë - Zatriq 1&2”.
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka thënë se ky shpronësim nuk do t’i kushtojë financiarisht buxhetit të Kosovës.
“Ky shpronësimin nuk ka kosto për buxhetin e Kosovës. Të gjitha kompensimet do të mbulohen nga investitori privat i projektit”, ka thënë Pacolli gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimi për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të Reformës së Administratës Publike. Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo mes tjerash do të sjell transparencë e rritje të përgjegjësisë.
E sjellur nga Ministria e Financave, kabineti qeveritar miratoi edhe propozim-vendimin për aprovimin e përshtatjes së ndarjeve buxhetore, sipas Rregullores (QRK) Nr. 04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u miratua edhe kërkesa tjetër e Ministrisë së Financave për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale për Doganën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj, sipas ministrit Hekuran Murati është paraparë zgjerimi i terminaleve ekzistuese, një ndër to që tashmë ka filluar punën është edhe terminali i Vërmicës ku parashihet zgjerimi dhe ajo pjesë që preket nga zgjerimi të kaloj në shfrytëzim të Doganës.
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo është e arritur e rëndësishme që terminalet edhe janë publike tashmë edhe po zgjerohen.
Me propozimin e ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli u miratua edhe shpronësimi për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qendrës për Sport dhe Kulturë” në Komunën e Ferizajt.
Pacolli ka thënë se departamenti i shpronësimit ka vlerësuar se janë krijuar të gjitha mundësitë që të bëhet shpronësimi dhe për të filluar realizimin e kësaj qendre.
U miratua gjithashtu edhe propozim-vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore KBI Ereniku, për nevoja të realizimit të Projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbirojës”.
Gjatë kësaj mbledhje të Qeverisë u miratua edhe propozim-vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25, Prishtinë – Podujevë; Drafti i Raportit për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr.08/L-250 për Ndryshime Klimatike; Ndarja e mjeteve buxhetore për Fondin e Ekselencës dhe propozim-vendimi për mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.
Kryeministri Albin Kurti tha se këtij komisioni po i vazhdohet mandati edhe për tre muaj.