Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: S'jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Andin Hoti

Foto: Driton Paçarada

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë, ku u morën disa vendime, ndër to edhe formimi i grupit punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, ka thënë se nuk është i bindur nëse projektligji i propozuar do të sjellë ndryshimet e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e duhur për ta.

Hoti tha se Qeveria shpreson që partia që e ka sponsorizuar projektligjin të jetë konsultuar me akterët e tjerë dhe me ekipet e Apelit, ndërsa vuri në pikëpyetje procesin e hartimit të tij.

“Ne nuk jemi shumë të bindur për këtë projektligj, por po shpresojmë që partia që e ka sponsorizuar projektligjin është konsultuar me akterët tjerë dhe me Apelin. Nuk jam shumë i bindur për projektligjin që do të bëjë ndryshimet e nevojshme që të kenë një mbrojtje të duhur udhëheqësit tanë të UÇK-së që janë në Hagë”, ka thënë ai në një konferencë për media. 

Hoti ka shtuar se reagimet e Bashkimit Evropian ishin të pritshme, pasi, sipas tij, Kushtetuta e Kosovës parasheh konsultime paraprake me BE-në për ndryshime të tilla ligjore.

“Një gjë e tillë, sa e dimë ne, nuk është se ka ndodhur gjatë hartimit të një projektligji që është hartuar për dy apo tri ditë”, tha Hoti.

Edhe Qeveria formon grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së Arbëri Qeveria formon grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së

Ai tha se Qeveria po punon për hartimin e një strategjie që do të përqendrohet në procedurat e Apelit.

Sipas tij, në krye të grupit punues do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai theksoi se ende nuk mund të përcaktohet afati kohor për përfundimin e strategjisë, pasi kjo varet nga disa faktorë. Megjithatë, sipas tij, është e rëndësishme që puna të nisë menjëherë dhe strategjia të trajtohet me kujdes, për të shmangur gabimet që mund të vijnë nga ngutja.
Hoti foli gjithashtu për marrëveshjet e pensioneve me Austrinë dhe Turqinë, duke bërë të ditur se ato do t'u mundësojnë qytetarëve të Kosovës që kanë jetuar ose punuar në këto vende të përfitojnë pensionin në Kosovë, ose anasjelltas, pas arritjes së moshës së pensionimit.

“Kjo marrëveshje nuk parasheh kosto buxhetore. Synojmë që në vitin 2027 të fillojë zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se ka kërkuar takim me homologët e tij në Slloveni dhe Kroaci, me synimin për të konkretizuar marrëveshje të ngjashme me atë të Austrisë.

Edhe Kurti zotohet që brenda javës të jepet përgjigje për ndryshimet në Ligjin për Specialen LAJMET E MBRËMJES Kurti zotohet që brenda javës të jepet përgjigje për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Duke folur për punëtorët kosovarë në Slloveni, Hoti tha se pret që takimi të realizohet dhe të diskutohet edhe çështja e migrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar.

Ai shtoi se deklaratat politike të kryeministrave nuk mund të komentohen nga ana e tij, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet që lidhen me punëtorët kosovarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Lexo përditësimet tjera
kabineti

Qeveria formon grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur për formimin e grupit punues për...