Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 09:00.
Në rend të ditës janë 11 pika.
1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e transkripteve të mbledhjeve të parë (1) dhe të tretë (3), Ekstraktit të Procesverbalit të mbledhjes së tretë (3), si dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve të dytë (2), të katërt (4), të pestë (5) dhe të gjashtë (6) elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM).
2. Shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (MPB).
Edhe
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë (MPBZHR).
4. Shqyrtimi i Draftit të Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028 (ZKM).
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar (ZKM).
6. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsim/shitje të nëntë (9) automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit (MKK).
7. Shqyrtimi i Kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava” (MF).
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian (MPJD).
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit (MPFVLÇ).
Edhe
Qeveria në detyrë mban mbledhje, 14 pika në rend dite
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale (MPFVLÇ).
11. Të ndryshme