Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me bashkëpresidentin e Partisë Socialdemokrate në Zvicër, Cedric Wermuth.
Sipas njoftimit dërguar mediave bëhet e ditur se Wermuth e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, derisa ka theksuar mbështetjen për planet dhe synimet e Qeverisë, duke shprehur kështu mbështetjen e plotë për Kosovën.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se temë kryesore e këtij takimi ishte mërgata e Kosovës në Zvicër dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit.
“Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. U bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë-Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti”, thuhet në njoftim.
-
Kurti e Nussbaumer flasin për bashkëpunimin mes Zvicrës dhe Kosovës
-
Kurti takohet me politikanët shqiptarë në Zvicër
-
Kurti niset drejt Zvicrës, do të takojë politikanët shqiptarë
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë