Përparim në dialog me Serbinë i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti kancelari gjerman Friedrich Merz e presidenti francez Emmanuel Macron. Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë disa prej urimeve që i ka pranuar kryeministri Kurti pas marrjes së mandatit të ri në krye të Qeverisë së Kosovës
Shtetet shtyllë të Bashkimit Evropian, Gjermania e Franca, i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Në letrat e tyre të urimit pas rizgjedhjes së Kurtit në krye të Qeverisë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ju siguroj se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman Merz.
Në ton të ngjashëm për mbështetjen e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e presidentit francez, Macron.
Në letrën e Macronit theksohet se u takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e ndërmarra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe se orientimi është caktuar tashmë me Marrëveshjen e Ohrit.
Macron ka shprehur interes edhe për bashkëpunim sa i përket projekteve që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Për hovin e punës që është bërë deri më tani lidhur ndërtimin e infrastrukturës dhe bashkërendimin e institucioneve për organizimin e Lojërave Mesdhetare, shqetësime ka shprehur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.