Pas takimit dypalësh me presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpritën në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023 që do të mbahet më 22 tetor.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti i përgëzoi kandidatët shqiptarë për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.
“Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë. Kryeministri i njoftoi të pranishmit me disa prej zhvillimeve kryesore në vend dhe politikave prioritare të qeverisë, teksa nga kandidatët u njoftua më shumë për temat e tyre elektorale. Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.
-
Kurti niset drejt Zvicrës, do të takojë politikanët shqiptarë
-
Presidenti zviceran: Kurti të përkushtohet që t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetëmenaxhimit
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë