Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, është emëruar kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat shtetërore.
Ai po ashtu është emëruar koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), “duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së”.
Sipas njoftimit, vendimi për emërimin e Zulfajt, kompleton kornizën ligjore për qasje në fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova pritat të përfitojë më shumë se 880 milionë euro në kredi dhe grante.
-
Kurti emëron 27 zëvendësministra, Zulfaj sërish kryenegociator
-
Zulfaj për Raportin e Progresit: KE-ja është konservative në nota
-
Ku ngeci e ku përparoi Kosova sipas Raportit të Progresit? - sonte në Interaktiv, Jeton Zulfaj
-
Nga afati i qershorit, Kosova humbi mbi 43 milionë euro nga Plani i Rritjes
-
Zulfaj: Jemi gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian