Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar të martën se si pasojë e temperaturave të larta atmosferike, në një pjesë të sipërfaqeve te termocentrali “Kosova A” janë përfshirë nga zjarri disa barishta të thatë.
Sipas njoftimit, zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll.
“Ekipet profesionale të zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të menaxhuar dhe eliminuar zjarrin. Korporata siguron opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Artikuj të ngjashëm
-
Punimet në “Kosovën B”, KEK merr masa për trajtimin e materialeve izoluese të identifikuara
-
KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4
-
Ndalet operimi i njësisë A4, KEK: Mungesat po mbulohen nga Shqipëria
-
KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
-
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”