Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në kuadër të modernizimit të njësive gjeneruese të termocentralit Kosova B janë ndërmarrë masa standarde parandaluese lidhur me trajtimin e materialeve izoluese të identifikuara në zonën e punimit.
KEK ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga ekspertë gjermanë për analiza profesionale, ndërsa po ashtu është kërkuar edhe mbështetja e ekipeve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Në kuadër të këtyre procedurave parandaluese, janë marrë mostra nga ekspertë gjermanë për analiza profesionale, ndërsa njëkohësisht është kërkuar edhe mbështetja e ekipeve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në funksion të verifikimeve shtesë profesionale dhe respektimit të standardeve më të larta të sigurisë. Theksojmë se nuk ka asnjë rrezik të evidentuar, asnjë punonjës të lënduar apo të prekur në aspektin shëndetësor, ndërsa KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse për punëtorët dhe mbarëvajtjen e sigurt të aktiviteteve. KEK mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së punonjësve dhe informimit transparent të publikut”, ka njoftuar KEK-u.
-
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”
-
Vdiq një punëtor i KEK-ut pas një incidenti në Termocentralin Kosova B
-
Pas gati një jave, kthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
-
KEK: Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim
-
KEK-u njofton se është rikthyer në operim njësia B1