Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A.
Sipas njoftimit, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKEK-u ka bërë të ditur se aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive.
“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim.
Kjo njësi nuk ishte duke funksionuar nga e hëna e javës së kaluar.