Arbëri

KEK-u njofton për ndaljen e një blloku, mbesin në operim katër të tjerë

KEK-u

KEK-u

Korportata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi për shkak të një rrjedhjeje në sistemin gypor. Megjithatë në njoftim, KEK-u ka thënë se operimi po vazhdon me katër njësitë e tjera: A3, A4, B1 dhe B2.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra. Aktualisht, KEK sh.a. vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër (4) njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2”, thuhet në njoftim.

Njësia A5 sipas Korporatës Energjetike të Kosovës është ndalur me qëllim të parandalimit të ndonjë defekti me përmasa të mëdha dhe gjithashtu edhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme.

Tutje sipas njoftimit është thënë po ashtu se në kushte të zakonshme operohet edhe me katër njësi prodhuese por gjatë kohës me temperatura të ulëta është angazhuar për operim edhe njësia e pestë.