Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim mëngjesin e së premtes, një ditë pasi Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se kjo njësi ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar.
KEK-u ka njoftuar se aktualisht njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja është stabile.
“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit Kosova A, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas gati një jave, kthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
-
Rikthehet në operim njësia A4 në TC Kosova A
-
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte
-
KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4
-
Ndalet operimi i njësisë A4, KEK: Mungesat po mbulohen nga Shqipëria