Një punonjës i sigurimit fizik i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Termocentralin Kosova B.
Sipas njoftimit vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë në vendngjarje.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në termocentralin 'Kosova B', ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.
VIDEO:
-
49-vjeçari vdes në vendin e punës, ra nga kati i pestë i një objekti në Veternik
-
Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
-
Edhe një punëtor i vdekur në KEK
-
Ibishi: Termocentralet të shkojnë në remont, s’ka siguri për punëtorët
-
Vdiq punëtori i KEK-ut që pësoi lëndime në vendin e punës