Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se rruga Mitrovicë - Zubin Potok është zhbllokuar. Në fashitin Zupq në këtë rrugë të enjten ka pasur rrëshqitje të dheut si pasojë e vërshimeve.
“Jemi në rrugën Mitrovicë - Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalë në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai ka lutur qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim dhe ka kërkuar nga ta që të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
-
Gjendje e rënduar nga përmbytjet në veri
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Disa rrugë të bllokuara për shkak të grumbullimit të ujit, rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Bllokuan rrugën me kamion në Zubin-Potok, dy të arrestuar