Arbëri

Zëdhënësi i VV-së i përgjigjet Ramës: Në cilat organizata e keni ngritur padrejtësinë që po bëhet në Hagë

Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar të tregojë për hapat konkretë që ka bërë ai për ta sfiduar “padrejtësinë që po bëhet në Hagë” nëpër organizatat ndërkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, Rama iu përgjigj po ashtu një reagimi të LVV-së duke thënë se kjo parti po i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë “në çorbën e balotazheve komunale”. Rama u shpreh se Specialja qe ngritur për trafikimin me organe, dhe jo “për të marrë peng presidentin e Kosovës”. 

Manxhuka ka thënë se Rama mund të përpiqet të krijojë përshtypje personale me “eskivazhe të padenja”, por theksoi se është e domosdoshme të përgjigjet saktë dhe konkretisht për çështjet kryesore që ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje.

Ai i kërkoi kryeministrit shqiptar të sqarojë nëse ka ardhur në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, dhe nëse e ka mbështetur apo shtyrë këtë proces. Po ashtu, Manxhuka kërkoi të sqarohet se cili ka qenë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale – nëse e ka mbështetur apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër saj.

Ai theksoi gjithashtu se Rama duhet të bëjë të ditur në cilat raste dhe organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është anëtare ose pjesëmarrëse me të drejta të plota, ka ngritur shqetësimet e tij për “padrejtësinë që po i bëhet Kosovës në Hagë”, duke përmendur OKB-në, Këshillin e Evropës, OSBE-n dhe NATO-n.

“Të tjerat janë vetëm për konsum personal dhe as për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Manxhuka, duke nënvizuar se debatet duhet të fokusohen tek faktet dhe jo përshtypjet.

Nesër nga ora 17:00 organizohet protestë mbarëkombëtare në Tiranë në mbëshetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Lexo përditësimet tjera
r k

Rama i përgjigjet VV-së: Para 10 vjetësh s’e njihte as himnin e Kosovës, jo më pafajësinë e Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pasi kjo e fundit një ditë...