Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Vetëvendosjen se e ka vënë në aksion atë që e ka quajtur makineri propaganduese ndaj tij, pikërisht në ditën e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Gjatë ditës, Vetëvendosje dorëzoi në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, me pretendimin se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.
Baza mbi këtë, sipas VV-së, ishte një sinjalizim anonim që është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve ditë më parë.
Sot, LDK-ja do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm pas kërkesës së një pjese të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Rama, që ka fituar në Prishtinë që dy palë zgjedhje nën siglën e LDK-së, është përmendur nga akterë të ndryshëm si figurë që mund të bëhet kryetar i partisë pas Abdixhikut.
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kryetari i katërt në historinë e partisë...-
Rama: S’mund të lejohet që linçimi e denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik
-
Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin
-
Pas një sinjalizimi, LVV-ja e çon në Prokurori Ramën, me dyshimin për legalizime të kundërligjshme
-
VV-ja e denoncon Përparim Ramën në Prokurori për “legalizime të jashtëligjshme”
-
Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente