Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja e denoncon Përparim Ramën në Prokurori për “legalizime të jashtëligjshme”

Berita Abazi

Ilirjana Thaqi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të enjten një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, duke pretenduar se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, ka thënë se kallëzimi është bazuar në një sinjalizim anonim që, sipas saj, është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve një ditë më parë.

Sipas Abazit, sinjalizuesi ka dërguar mesazhe që pretendojnë për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash, ndërsa në komunikimet e paraqitura përmendet shefi i kabinetit të Përparim Ramës.

“Në këto mesazhe, personi në fjalë, përveç se përmend kompani ndërtimi dhe objekte ndërtimi, përmend edhe shuma parash dhe vetë pretendon se këto legalizime janë të jashtëligjshme”, deklaroi Abazi.

Ajo ka thënë se, duke pasur parasysh seriozitetin e pretendimeve, VV-ja ka vendosur ta dorëzojë zyrtarisht kallëzimin penal dhe t’i kërkojë Prokurorisë Speciale të nisë hetime të menjëhershme.

Edhe Pas një sinjalizimi, LVV-ja e çon në Prokurori Ramën, me dyshimin për legalizime të kundërligjshme LAJMET E MBRËMJES Pas një sinjalizimi, LVV-ja e çon në Prokurori Ramën, me dyshimin për legalizime të kundërligjshme

“Ky është një skandal i madh. Këto keqpërdorime, këto legalizime të jashtëligjshme, janë kriminalitet në nivel të lartë. Është detyrë e Prokurorisë të vërtetojë nëse këto pretendime të sinjalizuesit janë të vërteta”, u shpreh Abazi.

Disa prej asamblistëve të VV-së në kryeqytet gjatë ditës së djeshme kanë publikuar ‘screenshot’ të bisedave në rrjetin social Snapchat, ku pretendohet për dallavere me legalizime në Komunën e Prishtinës. 

May be an image of text that says 'Perqata edhe do banesa tjer si kam qit ne emer tem Mu mu ka ka premtu edhe shpi ne marigona hill se e kam legalizu landen po nuk muj me lon ne emer tem Po familjarve tmi kam lan Veq po kqyrim tash'
Foto e publikuar nga Berita Abazi