Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur përkrahje për protestuesit të cilët do të mblidhen të premten në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në një reagim në Facebook kjo parti ka theksuar se është shprehur kundër themelimit të kësaj gjykate që nga fillimi dhe ka kërkuar që të shprehin pendesë, siç ka thënë, ata që lobuan pro formimit të Speciales.
Shembull i kësaj sipas LVV-së është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Tutje LVV-ja ka kërkuar që Shqipëria këtë çështje ta ngre në forume ndërkombëtare, ndërsa ironizoi se kjo po bëhet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
“Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngre në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë”, thuhet tutje në postimin e kësaj partie në rrjetin social, Facebook.
Reagimi i plotë: