Lëvizja Vetëvendosje thotë se Qeveria në krye me Avdullah Hotin, nuk po di ta menaxhojë pandeminë.
Në një postim në Facebook, VV-ja ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë. Kjo vjen pas numrit të shtuar të të vdekurve e të të infektuarve në vend.
“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohen në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Deri tash në Kosovë është raportuar për 236 të vdekur nga COVID-19 dhe 8554 të infektuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti-Qeverisë: Ju kemi thënë se nuk bëhet politikë me pandeminë
-
LDK-ja kritikon Qeverinë për menaxhim të pandemisë: Po rrezikojmë mbylljen totale
-
LDK-ja thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë
- Menaxhimi katastrofal
-
Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna